Më ngrohtë me 40 gradë të matura sot ishte në Gjevgjeli. Sipas matjeve të DPHM në Demir Kapi temperatura ka arritur deri në 39 gradë, Strumicë 37, Vinicë, Manastir dhe Shkup 36 gradë, 34 në Shkup-Petrovec, Topolcan, Pretor, Tetovë dhe Ohër, 33 në Berovë, 32 në Kriva Palankë dhe Pozharan deri në 30 gradë në Mavrovë, Lazaropole dhe Gjurishte.

Moti deri në fund të ditës do të jetë me diell dhe i ngrohtë në pjesët veriore me vranësira të vogla mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriperëndimore, e cila përgjatë Luginës së Vardarit dhe pjesët lindore do të forcohet. UV indeksi do të arrijë 9.

Gjatë natës moti do të jetë i kthjellët dhe i freskët me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar veriore.

Nesër moti do të jetë me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Vonë pasdite, ndërsa veçanërisht nga fundi i ditës dhe gjatë natës, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm lokal dhe bubullima, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore. Do të fryjë erë mesatare veriore. UV indeksi do të arrijë 8. Temperatura minimale prej 11 deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë prej 27 deri në 35 gradë Celsius.

Në Shkup dhe rrethinë moti do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare dhe me erë mesatare veriore. Temperatura do të lëvizë prej 17 deri në 32 gradë Celsius.

Prej nesër pasdite, gjatë natës dhje gjatë fundjavës moti do të jetë jostabil me reshje të rrëmbyeshme dhe erë e forcuar veriore, kryesisht në pjesët lindore dhe jugore të vendit. Temperatura e ditës do të jetë në ulje dhe të dielën dhe të hënën do të jetë më freskët me temperaturë nën 30 gradë Celsius.