“Meteoalb” ka dhënë një tablo termike të temperaturave në kryeqytet për këtë muaj dhe një parashikim për ditët e mbetura të Korrikut dhe ditët e para të muajit gusht:

Ecuria e temperaturave maksimale të Tiranes gjatë periudhës 1 – 20 korrik 2017 tregon se periudha 1 – 9 korrik ka shënuar temperatura shumë pranë vlerave tipike të korrikut, ndërkohë që ka pasur një vale të të nxehtit gjatë periudhës 10 – 14 korrik.

Po ashtu, temperaturat i janë kthyer normalitetit të korrikut gjatë periudhës 15 – 20 korrik, ndërsa vala aktuale e të nxehtit ka sjelle serish rritje të temperaturave. Bazuar në parashikimin e fushës termike për ditët vijuese deri në fund të korrikut 2017, pritet që të vijojnë temperaturat e larta deri të hënën: dt. 24 korrik 2017, ndërsa shkëputet vala e nxehtësisë për datat 25 – 29 korrik.

Vala e të nxehtit ri-kthehet ditët e fundit të korrikut për të qëndruar edhe në ditët e para të muajit gusht 2017. Gjatë kësaj periudhe, pritet qe Tirana të shënoje maksimalisht 38 – 38.5°C.

(Referuar vlerave normale të temperaturave të Tiranes për muajin korrik si dhe referuar korrikut shumë të nxehte të vitit 2015, korriku 2017 parashikohet të përmbyllet mesatarisht me 3°C mbi temperaturën mesatare shumëvjeçare të Tiranes por ME 3 – 4°C më pak, se korriku 2015).

T mobile In article [4]

Image