Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, në pjesët veriore dhe perëndimore mot me vranësira të ndryshueshme, pasdite me reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura do të lëvizë prej 21 deri 35 gradë. UV indeksi do të jetë 7.

Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira të vogla mesatare, pasdite reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima. Do të fryjë erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.

Temperatura do të arrijë deri 31 gradë.

Të enjten do të ketë reshje në disa vende, ndërsa lokalisht do të jenë më të rrëmbyeshme dhe të shoqëruara me bubullima të rralla. Temperatura e ditës në dy ditët në vijim do të shënojë rënie graduale, ndërsa rënie më të konsiderueshme do të ketë të enjten, kur do të jetë edhe më freskët.

T mobile In article [4]