Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë me drejtim perëndimor dhe veriperëndimor. Në orët e pasdites lokalisht do të ketë zhvillim të dobët të jostabilitetit i cili do të ndiqet me shi të shkurtër lokale dhe me bubullima të rralla.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 14 deri në 22, ndërsa ajo ditore nga 34 deri në 41 gradë.

UU – indeksi do të jetë me vlerë 9

Nga DPHM informojnë se të enjten do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi veriperëndimor, e cila do të ketë kushte të uljes së temperaturave të ditës fillimisht në pjesët veriore, ku nga fundi i ditës do të ketë kushte për jostabilitet të izoluar me shi të rrëmbyeshëm afatshkurtër dhe bubullima.

Të premten gjatë natës dhe veçanërisht të shtunën në shumë vende, moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe erë të përforcuar. Trendi i uljes së temperaturës së ditës do të vazhdojë, kështu që të dielën pritet të bien për 8-10 gradë në krahasim me të nesërmen.