Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe më i freskët me reshje lokale të shiut, të cilat pasdite do të ndalen. Do të fryjë erë e përforcuar veriore, ndërsa temperatura do të ulet për rreth 10 gradë.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga 13 deri në 20, ndërsa ajo e ditës nga 19 deri në 29 gradë Celsius. Indeksi UV do të jetë 6.

Në Shkup moti do të jetë i ngjashëm, me vranësira, me reshje lokale të shiut. Temperatura e mëngjesit do të arrijë 18, ndërsa e ditës deri në 25 gradë Celsius.

Të martën do të fryjë erë përkohësisht e përforcuar veriore, ndërsa do të fillojë periudhë e motit stabil me rritje graduale të temperaturave.