Rreth katërqind shtëpi në Poroj janë pa ujë të pijshëm pas motit të lig të djeshëm që e përfshiu këtë rajon, informoi kryetari i bashkësisë lokale nga ky fshat tetovar Sulejman Ramadani.

Ai theksoi se presin që me ndihmën e kompetentëve gjatë ditës të vendoset furnizimi me ujë i banorëve nga kjo pjesë e Porojit.

Pas motit të lig të djeshëm është marrë edhe ura e improvizuar në fshat derisa qarkullimi nëpër rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë që kalon nën fshat po zhvillohet pa probleme.

Global

Banorët presim që shumë shpejtë me mekanizmin e nevojshëm ndërtimor do të pastrohet shtrati i Lumit të Porojit nga materiali i ardhur – gurë, dhe dhe ngjashëm.

“Më urgjentisht duhet të pastrohet shtrati i lumit nga pjesa e epërme e deri në mes të fshatit gjatë reshjeve të ardhshme më të fuqishme në rrezik është një pjesë më e madhe e Porojit”, tha Ramadani.

T mobile In article [4]

Banorët e Porojit presin se do të realizohet edhe paralajmërimi nga kompetentët për rregullim të shtratit të Lumit të Porojit në rrjedhën e epërme me ndërtimin e kaskadave që të pengohet mundësi për përmbytje dhe sasive të gurëve dhe dheut që përsëritet gjatë çdo rënie të shiut më të rrëmbyeshëm. Thonë se tani për tani edhe nuk dihen pasojat ndaj tokës bujqësore në fshat, por që një pjesë e tyre për një kohë të gjatë janë pamundësuar për përpunim dhe prodhim bujqësor. Para një muaji e gjysmë ardhja e dheut, baltës dhe gurëve gjatë motit të ngjashëm të lig nga reshjet e rrëmbyeshme të shiut e bllokuan rrugën rajonale Tetovë-Jazhincë dhjetëra ditë ndërsa u përfshinë edhe rreth pesëdhjetë hektarë tokë bujqësore.