Ishte parashikuar që këtë fundjavë në Moskë të zbarkonin 4 këngëtare shqiptare të angazhuar për të kënduar në disa nga festivalet më të famshëm të kryeqytetit rus.

Bëhet fjalë për këngëtaret shqiptare më famë botërore Dua Lipa, Bebe Rexha, Era Istrefi dhe Arilena Ara. Por sot gjatë ditës është mësuar se Era Istrefi ka anuluar pjesëmarrjen për shkaqe sigurie. Sipas informacioneve të fundit ajo është kërcënuar të mos udhëtojë drejt Rusisë, sepse fakti që ajo është nga Kosova, vend që nuk njihet nga Rusia, duket se nuk është mirëpritur shumë nga vendasit.  Mësohet se anulimi i është nga autoritetet e policisë dhe sigurisë së Kosovës, shkruan Syri.

Nuk dihet nëse këtë festivali rus do të këndojë edhe këngëtarja tjetër shqiptare, Arilena Ara (me pasaportë shqiptare), e cila po ashtu është e ftuar.

Ndërkohë krejt ndryshe ka ndodhur me me dy yjet shqiptare të muzikës botërore, Dua Lipa (me pasaportë angleze) dhe Bebe Rexha (me pasaportë amerikane).

Aktualisht po qarkullojnë në rrjet dy filmime, në të cilat shikohet se dy këngëtaret shqiptare janë pritur në mënyrën më të mirë nga të rinjtë rusë, menjëherë sapo kanë zbarkuar në aeroportin e Moskës.