Meshkujt tradhëtojnë shumë se femrat, dhe kjo tashmë është e vërtetuar, por gjithashtu, femrat kanë në dorë një armë të fortë për ta penguar mashkullin e tyre që të mos bien pre e provokimeve të femrave të tjera. Kështu, ne po ju tregojmë disa mënyra se si ta pengoni mashkullin tuaj të mos ju tradhëtojë.

Intimiteti

Meshkujt konsiderohen si robër të libidos së tyre, mirëpo është e vërtetë që ata hyjnë në aferë nga dëshira që me dikë të jetë më intim, madje jo vetëm fizikisht.

Çdo ditë angazhohuni për lidhjen tuaj

Të dashurit çdo ditë duhet t’i tregoni se sa e doni dhe sa dëshironi që të jeni vetëmme të. Komplimentet, ndonjë porosi e shkurtër, darka romantike do të jenë të mjaftueshme që të ndihet i dëshiruar posaçërisht dhe që lidhja juaj të jetë më e fuqishme.

Bisedoni me të

Nëse vëreni që partneri dëshiron t’ju thotë diçka, me kujdes dëgjojeni, mbani mend se çka ju ka thënë dhe merreni shumë seriozisht.

Rrituni bashkë

Kur të filloni të argëtoheni nga mosha 20 vjeçe, patjetër duhet të zhvilloheni dhe të ndiqni njëri-tjetrin, do të thotë që të rriteni bashkë.

Më pak fjalë, më shumë aksion

Shmanguni fjalëve të shumta dhe analizave të tepërta, por bëni diçka të dobishme dhe konstruktive për të dytë. Vetëm në këtë mënyrë do t’i tregoni që jeni damë e vërtetë…

Besimi – Kjo do të thotë që nuk do t’i përqeshni tekat e tij, do t’i jeni përkrahja e parezervë, ndërkaq momentet e dobësive kurrë mos i shfrytëzoni si argument gjatë grindjeve dhe kundërshtimeve.