Këngëtarja dhe modelja e njohur Morena Taraku do të sjellë së shpejti për fansat projektin e saj më të ri.

“Shlif” mban titullin kënga e saj më e re, e cila do të publikohet brenda pak ditësh.

Burime të Telegrafit mësojnë se kënga e re e Tarakut është ritmike verore, dhe është punuar në studion e producentit Chipsi.

Morena ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga klipi, në të cilin do të shfaqe mjaft atraktive dhe joshëse.

Kurora është një detaj i cili nuk do të mungojë në këtë klip, dhe që në fakt ish-missi e ka mbajtur dikur në kokën e saj.