Alvaro Morata ka qenë njëri nga futbollistët më të përfolur gjatë kësaj merkatoje të nxehtë verore.

Fillimisht Milani dhe më pas Manchester United e Chelsea ishin të interesuar për sulmuesin spanjoll.

Mirëpo ai ka vendosur të qëndrojë te Real Madridi, duke shuar çdo shpresë të klubeve të tjerë për të siguruar shërbimet e tij.

Morata është bashkuar me klubin madrilen pas pushimeve në fazën para sezonale që kampionët e Evropës e zhvillojnë në Kinë.