Vincenzo Montella është i kënaqur me skuadrën e tij pas humbjes 3:1 nga Borussia Dortmund
Skuadra e Milanit ka pësuar humbje nga Borussia Dortmund 3:1 por trajneri Vincenzo Montella nuk është i shqetësuar.
Ai thotë të mos shikohet rezultati, po karakteri që tregoi skuadra në fushë.
“Ne nuk duhet ta shikojmë rezultatin”, tha fillimisht Montella pas ndeshjes.
“Unë e pash një skuadër me karakter. Ka gjerë që duhet t’i rregullojmë, por shpirti është i njëjtë. Ne vuajtëm, por reaguam me lojtarët e rinj që luajtën shumë mirë”.