Ky është momenti tronditës kur një qen policie kafshon në krah një të arrestuar dhe nuk e lëshon atë për disa çaste.

Në videon e mëposhtme do të shikoni se si i riu është shtrirë në tokë me pranga në duar dhe qeni e kafshon  në krah.

Edhe pas ndërhyrjes se oficerit të policisë qeni nuk e lëshon krahun e të riut.

Është dashur ndërhyrja e 2 efektivëve të tjerë që qeni  të mund ta lëshonte të arrestuarin.

I riu pësoi dëmtime të rënda në krah nga kafshimi i qenit.

Ngjarja ndodhi në San Diego, Kaliforni.

Videoja është filmuar nga një kalimtar i rastit, Angel Nunez i cili më pas e postoi në facebook.