Kjo filmim tregon një shofer kamioni që ndryshon muzikën në telefonin e tij celular vetëm pak çaste para se të vrasë një nënë dhe tre fëmijët e saj në një përplasje horror në Angli.

Videoja e publikuar shfaq pamjet e shoferit brenda kabinës si dhe në rrugë para tij.

Në një moment ai merr telefonin mobil, dhe derisa tenton ta ndërroj këngën në telefon përplaset keq me disa vetura.

Ai nuk kishte vërejtur se para tij ishte krijuar një kolonë e gjatë e veturave që po qëndronin të ndalura.

Si pasojë e kësaj, tri vetura janë shkatërruar plotësisht në përplasjen e drejtpërdrejt ndërsa tre fëmijë dhe nëna e tyre që gjendeshin brenda veturave kanë humbur jetën.

Siç raporton Independent, shoferi i kamionit është dënuar me 10 vite burgim.

Loading...