Një grua në Zelandë të Re ka vdekur në ishullin e Karaibeve, Sint Maarten, pasi shkulmat e forta tw erës së krijuar nga ndezja e motorit të një aeroplanit e kanë përplasur atë për toke.

Incidenti ndodhi në aeroportin e famshëm ndërkombëtar “Princess Juliana”, i cili ndodhet pak metra larg plazhit, transmeton Express.

Pushuesit mund të ecin pranë rrethojave të aeroportit teksa aeroplanët ngrihen.

Policia ka thënë se gruaja 57-vjeçare po mbahej prej një rrethoje para se fuqia e ndezjes së motorit të aeroplanit ta hidhte atë mbrapa për toke, duke i shkaktuar lëndime serioze.

Ajo u dërgua në spital për trajtim, ku ka vdekur më vonë.

https://www.youtube.com/watch?v=FKmYKF5Je8w