Fotografi Sean Scott ka filmuar momentin kur peshkaqenët notojnë poshtë fëmijëve në detin e Australisë Perëndimore.

Sikurse mund ta shikoni nga video më poshtë, Sean Scott ka filmuar pamjet përmes një droni ku duken fëmijë e persona të tjerë që qëndrojnë mbi dërrasën e sërfit dhe poshtë tyre sillen vërdallë peshkaqenë të mëdhenj.

Aty shihen edhe njerëz që zhyten nën ujë, por peshkaqenët nuk tregojnë kurrfarë interesi. Fatmirësisht, asnjë nuk u lëndua. Peshkaqenët që shihen në video janë me ngjyrë bakri. Ky lloj peshkaqeni noton shpesh pranë bregut dhe nuk njihen për veprime agresive ndaj njerëzve. /tvklan.al