Një aeroplan privat “Cessna 172R” që po kryente një fluturim mbi liqenin Baikal të Siberisë u rrëzua papritur duke përfunduar në ujë. Shkak është bërë një problem me motorin.
Të katër personat në bord, mbijetuan pas ngjarjes, ndërsa u erdhi në ndihmë një mjek i pranishëm rastësisht atje. Videoja nga momentin e ngjarjes tregon një sfond spektakolar, ndërsa disa turistë të pranishëm e kuptuan se aeroplani i prodhuar në SHBA, po binte.
Disa prej tyre thanë për mediat lokale se helika e aeroplanit kishte pushuar së rrotulluari përpara se të binte. Videoja ka kapur momentin kur aeroplani 300 mijë dollarësh bëri zbritjen përfundimtare mbi sipërfaqen e qetë të liqenit.
Olkhon, ishulli më i madh i Baikal, ku ndodhi aksidenti, ka më pak se 2,000 banorë, dhe një staf të vogël mjekësor.
Por një nga turistët në breg ishte kirurg dhe u dha ndihmë të parë burrave.
“Dy vetë u lënduan – dy udhëtarët e aeroplanit”, tha Vera Malanova, kreu i administratës lokale, për RIA Novosti. “Piloti është i padëmtuar dhe një djalë, i lindur në vitin 2003, është në shok”.
Shkalla e lëndimeve të pësuara nga udhëtarët do të mbetet e panjohur derisa të kryhen testet në qendrën rajonale të Irkutskut, ku janë transportuar.