Ky është momenti dramatik kur jahti luksoz i futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldos u kontrollua nga zyrtarët e autoritetve tatimore spanjolle.
Ylli i Real Madridit ishte duke shijuar ushqimin në një restorant kur zyrtarët e taksave kanë hyrë në barkën e tij duke kërkuar dokumentet e të pranishmëve në bord.
Doganierët kërkuan të shohin dokumentet, por asnjëherë nga anëtarët e familjes nuk i posedonte.
Një zëdhënës nga Agjencia Tatimore e Spanjës ka konfirmuar që kontrolli nuk ishte asgjë tjetër përveç i rregullt.
“Ajo ishte pjesë e kontrolleve rutinë të anijeve që kryen çdo verë në pjesë të ndryshme të Spanjës, përfshirë Ishujt Balearike”, tha ai.
“Kjo nuk ndikon tek përdoruesit e anijeve, por te pronarët apo kompanitë nëse ato janë marrë me qira. Në këto inspektime kërkohet dokumentacione të ndryshme me arsyeje të kontrolleve të ndryshme fiskale, veçanërisht në lidhje me mundësinë që regjistrimi i taksave është bërë në mënyrë të gabuar”.