Në Greqi para pak ditësh ka mbetur i vdekur një turist amerikan. Ngjarja ka ndodhur në Zakynthos në kohën kur Bacary Henderson ndodhej në pushime në Greqi

Ai kishte shkuar në një lokal ku ishin shumica serbë të cilët u ndien të provokuar nga gjuha e tij. Gazeta greke, “Proto Thema” ka lëshuar pamjet e një kamere të kafenesë e cila tregon moment tragjik për amerikanin.

Në video shihet se si serbët e godasin në grup për vdekje amerikanin. Madje disa prej tyre thuhet se e kanë goditur edhe me shishe rakie.

Policia greke ka arrestuar deri më tani shtatë serbë të dyshuar për rrahjen deri të vdekje të turistit amerikan.