Deputeti i sapo zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh edhe sekretar i kësaj partie, Dardan Molliqaj ka folur për fitoren e VV-së dhe humbjen e Partisë Demokratike në zgjedhjet e 11 qershorit.

Ai ka thënë se kjo humbje e madhe ua ka humbur atyre rrugën në oborr dhe nuk po munden assesi të këndellën, pasi që po shpifin për familjarë të aktivistëve tonë për kinse bashkëpunim me Serbinë në kohën e Millosheviqit.

Postimi i plotë:

Nga 37 deputetë që kishte PDK-ja tri vite më parë, tash kanë rënë në vetëm 23 të tillë. Ndërsa Lëvizja jonë nga 16 e rriti numrin e deputetëve në 32.

Kjo humbje e madhe ua ka humbur atyre rrugën në oborr dhe nuk po munden assesi të këndellën. Prandaj kanë filluar të shpifin për familjarë të aktivistëve tonë për kinse bashkëpunim me Serbinë në kohën e Millosheviqit.

Kush janë sot bashkëpunëtorët më të mëdhenj të Serbisë? Kush është pro Zajednicës? Kush e bëri ndarjen e veriut? Kush ka biznese të përbashkëta me Veselinoviçin në veri të vendit?

Qytetarët e vendin i dijnë përgjigjet e këtyre pyetjeve, prandaj juve ju ndëshkuan e neve na mbështetën në zgjedhjet e 11 qershorit.

Dardan Sejdiu dhe të gjithë aktivistët e tjerë të Lëvizjes janë e kundërta e PDK-së. Ne jemi kundër aspiratave të Serbisë në Kosovë. Ne jemi kundër Zajednicës dhe Gjykatës Speciale të cilat ju i votuat dhe mbështetët me shumë zell.

Ne jemi e tashmja dhe e ardhmja e vendit, ndërsa ju jeni e kaluara e cila do të mbahet mend vetëm për shkatërrimin e shtetit.