Është e qartë se Qeveria e re është e përkushtuar në mënyrë aktive në zbatimin e reformave të dakorduara. Kjo është mundësia e vërtetë që vendi të bëj hapin e mirëfilltë përpara në rrugën drejt integrimeve evropiane. Këtë e deklaroi përfaqësuesja e lartë e punëve të jashtme dhe politikës së sigurisë së BE-së, Frederika Mogerini.

“Na vjen mirë që është bërë një hap i rëndësishëm përpara veçanërisht në marrëdhëniet me fqinjët. E di se në Kuvend në Shkup, sot prezantohet marrëveshja e fqinjësisë së mirë me Bullgarinë – hap ky që e përshëndesim. Do të doja gjithashtu ta përshëndes këtë frymë të konkretizimit, angazhimit dhe përkushtimit që e ka kjo Qeveri me planin e saj”.

Global