Serie A mund të jetë destiancioni i radhës i Luka Modricit dhe Toni Kroosit
Sipas Calciomercato.com, Milani është i interesuar që ta transferoj mesfushorin e Real Madridit, Luka Modric, përcjell Express.
Por, mos pjesëmarrja e Milanit në Ligën e Kampionëve, në sezonin e ardhshëm, mund të jetë pengesë për transferimin e Modricit në San Siro.
Kurse, Calciomercato.com shkruan se Juventusi do t’i përdorë paratë nga shitja e Leonardo Bonuccit në Milan për ta transferuar mesfushorin e Real Madridit, Toni Kroos.
Por, ky mund të jetë një tentim i kot për “Zonjën e Vjetër” pasi Zinedine Zidane nuk do të heqë dorë nga gjermani.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodh deri në përfundim të afatit kalimtar. Në tregun e futbollit asgjë nuk është e pamundur. Këtë e ka dëshmuar kalimi i Leonardo Bonuccit nga Juven në Milan