Real Madrid tashmë ka njoftuar se mesfushori kroat, Luka Modric nga ky sezon do të veshë fanellën me numër 10, duke lënë kështu numrin 19 që e barti për pesë sezone.

Kroati do të mundohet që ta thyej mallkimin e kësaj fanelle, pasi në 12 vitet e fundit lojtarët që e kanë veshur kanë dështuar në Real Madrid.

Histori kishte nisur nga viti 2005 fillimisht me Robinhon, i cili nga Reali u largua pas tre viteve, për t’ia lënë fanellën Wesley Sneijder, që e barti vetëm një sezon.

Global

Pas tij për dy sezone 2009-11 e barti Lass Diarra. Dy sezone po ashtu e barti edhe mesfushori gjerman Mesut Ozil 2011-13, i cili më pas u largua drejt Arsenalit.

I fundit që e barti numrin 10 në fanellë ishte James Rodriguez 2014-17. Kolumbiani tashmë është huazuar për dy sezone në Bayern Munich

T mobile In article [4]