Ajo është përfolur gjithmonë për format e saj të perfekte dhe bukurinë e saj. Miss Kosova dhe showgirl-i i njohur nga Kosova, Diellza Kolgeci vazhdon të mbetet akoma një nga femrat më të bukura të trojeve shqiptare.

Por nëse kishit dyshime se nga kush e kishte trashëguar Dejzi gjithë këtë sharm, sot e kemi të vërtetuar këtë fakt shkruan blitz.  Vetëm pak më parë ajo ka publikuar në Snapchat një foto të nënës së saj.

Diellza tregon në këtë foto se është 68 vjeç, por përsëri është në formë të mirë, madje nuk duket aspak për moshën që ka. Më tej ajo pyet nëse mund ta besojmë se nëna e saj është plot 68 vjeç dhe ne i themi që ajo nuk e tregon aspak këtë.