Ajo mburrej me karrierën e saj si një modele magjepsëse para se dashuria e saj e shkurtër të përfundonte me ndarje, dhe të ‘fshinte’ famën e saj.

Jess Shears, ishte kthyer për të bërë atë që ajo di të bëjë më së miri, realizimin e një fotosesioni të ri në Ibiza të Spanjës, këtë të mërkurë, shkruan DailyMail.

I dashuri i devotshëm, Dom Lever, i cili ka zgjedhur të injorojë thashethemet për lidhjen e tyre, ishte gjithashtu prezent aty.

Jess dukej e shkëlqyer me fustanin e saj blu me dantellë të gjatë, me një prerje të ulët, mjaftueshëm për të vënë në pah disa pjesë të trupit.

Gjatë realizimit të setit fotografik, ylli Shears nuk hezitoi që të shfaqet edhe gjoksin e saj, në disa poza mjaft ‘të nxehta’.

Pamja e Jessit ishte mjaft e zjarrtë me një sy të nxirë dhe me buzëkuq të kuq rozë, ndërsa flokët plot shkëlqim i mbante të lëshuara, transmeton telegrafi. Ndërkohë i dashuri i saj Dom ndodhej pranë pishinës, gjersa e shikonte me admirim të dashurën gjatë realizimit të fotosesionit të saj të ri.

Në një moment, Jess ndërpreu punën e saj, kur i dashurii saj muskulor ishte zbutës, dhe gati për një puthje.

Një javë më parë, Mike goditi ashpër njerëzit që përhapnin thashethemet që kinse ishte zënë me Jessin, pasi të dy mohonin pretendimet në të shumtën e rasteve.

Përmes rrjetit social Twitter, 24-vjeçari pyeti se’ si dreqin “këta individë dinë për jetën e tij seksuale?

Mike ishte shumë i acaruar kur gjatë muajit të kaluar u përhapën thashetheme se ai dhe Jess kishin bërë seks gjatë natës së parë që ishin dëbuar nga vila.

Çifti e mohoi kategorikisht këtë fakt thuajse në çdo dalje televizive, por një fans i tyre i veçantë, i shtoi benzinë zjarrit, kur deklaroi se Mike kishte pranuar të shijonte seksin oral me Jess, kur u takuan në Ocean Beach Club në Ibiza.

Megjithatë, në një intervistë të dytë, ai ishte i gatshëm që sërish të reagonte kundër thashethemeve të tilla, duke deklaruar këdo që beson se këto pretendime janë ‘abstrakte’ dhe ‘të turpshme’.