Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Zhivko Mitrevski sot kumtoi se Gjykata Administrative ka marrë vendim me të cilin konfirmohet përzgjedhja e tij kryetar i sindikatës.

Në konferencën për shtyp Mitrevski, theksoi se vendimi e konfirmon legjitimitetin e udhëheqësisë së LSM-së dhe se ish-ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Ibrahim Ibrahimi ka vepruar drejtë kur e ka shfuqizuar vendimin e ministres teknike, Frosina Remenski.

“Me vendimin konfirmohet se është bërë përpjekje për falsifikimin e dokumenteve dhe janë bërë një sërë shkeljesh në procedurën të cilën e kanë udhëhequr të a.q. liderë të sindikatave dhe u.d. kryetar”, tha Mitrevski.

Ai kërkoi respektimin e vendimit të Gjykatës Administrative, ndërsa prej kryetarëve të SIEX, DOJSH dhe u.d. kryetar i LSM-së, Darko Dimovski të dorëzojnë dorëheqjet e parevokueshme për, siç tha, falsifikimit të bërë dhe keqpërdorimin e anëtarësisë.

Për një kohë të gjatë midis Mitrevskit dhe Dimovski u udhëheq një kontest rreth asaj se kush është kryetar legjitim i LSM-së.