Mirëmëngjesin e sotëm, kryeministri Rama publikon në FB një video dedikuar qytetarëve të Tiranës.

Në video shihen pamje nga kryeqyteti, ku shihet zona pranë qendrës së Tiranës e transformuar. Kreu i qeverisë thekson se kjo lulishte tashmë është kthyer në frymëmarrje për qytetarët.

MESAZHI I RAMËS
MIRËMËNGJES
dhe ju uroj një ditë të mbarë me këtë hapësirë dikur të bllokuar e rrethuar, sot një lulishte dhe frymëmarrje më shumë për qytetarët e Tiranës.