Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari, sot ka realizuar takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, dhe drejtorin e Zyrës së Librit të Regjistrave, Sila Muslioski dhe i kanë finalizuar përgatitjet për projektin “Mirë se vjen bebe”.

“Ky projekt i ri është në bashkëpunim me “Termini Im”, Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Ministrinë e Drejtësisë – Zyra e Librit të Regjistrave, e cila do ta lehtësojë procedurën për marrjen e certifikatave te lindjes nga foshnjat e sapolindura”, thotë Taravari.

Për projektin në fjalë, ministri Taravari paralajmëroi të dielën i cili tha se “kur të lind fëmija, prindërit nuk do të kenë obligim që të shkojnë për ta nxjerr certifikatën e lindjes, por e njëjta do të jepet në Spital, bashkë me rekomandimet për nënat në muajt e ardhshëm”.

“Do me thënë ky projekt bëhet që të mos ngarendin prindërit për certifikata dhe dokumente tjera, apo për vaksinat që duhet t’i marrë foshnja”.

T mobile In article [4]