Qeveria në seancën e sotme e shqyrtoi dhe miratoi Memorandumin për bashkëpunim në sferën e gazit natyror midis Ministrisë së Ekonomisë të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Energjetikës të Republikës së Maqedonisë.

Lidhur me këtë Qeveria, siç njoftoi pres-shërbimi i saj, e ka autorizuar ministrin e Ekonomisë që ta nënshkruajë memorandumin për bashkëpunim midis dy vendeve.

“Siç u vlerësua, ky bashkëpunim do të mundësojë lidhje të re të drejtpërdrejtë midis dy sistemeve për gaz natyror të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, njofton pres-shërbimi qeveritar në kumtesë.