Ndërsa ministrja e Arsimit Mirela Karabina e denoncoi për bllokim të faqes së internetit të MAS, drejtoresha e IT, Ornela Koleka ka reaguar menjëherë për emisionin “Njerëz në Fokus” në News24.

Ajo ka shkruar mesazhe në adresën e faqes së emisionit, ku thotë se ka zbatuar ligjin dhe rregulloren e institucionit. Koleka ka shtuar se është në punë, ndryshe nga ministrja e cila deklaroi se drejtoresha e IT është pezulluar.

“Çdo veprim i imi ka qenë konform rregullave dhe ligjit”, është shprehur Koleka.

Ajo ka shtuar gjithashtu se sekretari i përgjithshëm i MAS Plarent Ndreca dhe titullarja nuk kanë akses në faqen e internetit të institucionit.

Por nga ana tjetër ministrja Karabina tha se ka informacione se Ndreca e kontrollon faqen përmes celularit.

“Unë kam informacione se sekretari i përgjithshëm kontrollon faqen përmes celularit”,tha Karabina.

Më pas, në një reagim të mëtejshëm drejtoresha e IT tha se respekton ministren por se respekton hierarkinë.

“E respektoj ministren. Por respektoj hierarkinë. Sekretari i përgjithshëm është eprori im direkt”, deklaroi Koleka, raporton

Për ministren Karabina, ky pohim tregon politizimin e administratës.