Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska sot ishte për vizitë pune në Qendrën për punë sociale në Kavadar.

Sipas ministres, qendra e Kavadarit është një prej tridhjetë qendrave në territorin e Maqedonisë të cilat shërbejnë mbi 200 mijë qytetarë të cilët janë në rrezik social dhe kanë probleme sociale.

“Bashkimi Evropian me kofinancimin e tyre siguroi pajisjen teknike dhe rikonstruimin e 28 qendrave për punë sociale në territorin e RM-së. Në mënyrë plotësuese, 30 qendra u bënë me automjete dhe ky është hapi i parë në të cilin do të bëjmë rikonstruim të sistemit për mbrojtje sociale, kumtoi ajo”, theksoi Carovska.

Theksoi se nëse qendrat nuk shkojnë në terren, nuk kanë automjet dhe nëse kushtet për punë dhe të punonjësve social dhe kuadrit profesional janë me të vërtetë të këqija, atëherë nuk mund të flitet për mbrojtje sociale cilësore.

“Jemi në procedurë që Qeveria të sjell vendim për punësimin e 60 punonjësve të rinj social në periudhën e ardhshme. Kjo do të shkojë në dy faza dhe me këtë do ta përmirësojnë cilësinë e shërbimeve dhe punës terrenore të këtyre qendrave për punë sociale”, tha Carovska.