Ministrja e Punëve të Jashtme e Australisë, Xhuli Bishop sot për vizitë zyrtare qëndron në Maqedoni.

Ministrja australiane Bishop, paralajmëroi MPJ e Maqedonisë, do të ketë tet a tet takim me nikoqirin e saj ministrin, Nikolla Dimitrov, me ç’rast janë paraparë biseda plenare midis delegacioneve të ministrive të Punëve të Jashtme të Maqedonisë dhe Australisë.

Siç paralajmëroi shërbimi kuvendor për informim, shefi i diplomacisë australiane pasdite do të ketë takim me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi.