Ministria e Punëve të Jashtme e Maqedonisë, ka shpërndarë foton zyrtare të takimit të parë zyrtar të ministrit Nikola Dimitrov me homologun e tij Ditmir Bushati.
Por ajo që bie më shumë në sy është mbishkrimi që i kanë bërë kësaj fotoje nga takimi me dyer të mbyllura. Një thënie e Shen Terezës, ku së bashku mund të bëjmë gjëra më të mira sesa nga ato që secili mund të bëjë i vetëm.

“Unë mund të bëj gjëra që ju nuk mund të bëni, ju mund të bëni gjëra që une nuk mundem. Së bashku mund të bëjmë gjëra të mëdha”.

Vlen për t’u përgëzuar ky reagim nga ana e palës maqedonase, ndërsa në vjeshtën e këtij viti dy qeveritë do të bëjnë një mbledhje të përbashkët qeverie në Pogradec.

T mobile In article [4]