Ministria e Shëndetësisë, me qëllim të kontrollit më të mirë dhe më të saktë në shpenzimet dhe furnizimet publike të institucione publike shëndetësore, me shkrim i ka informuar të gjitha institucionet publike shëndetësore se për të gjitha furnizimet publike të parapara në planin vjetor për furnizime publike, ndërkaq të cialt ende nuk janë filluar, nevojitet të kërkojnë mendim ekspertësh nga Minsitria para se të fillojnë me furnizimin.

Kjo, theksojnë nga Minsitria e Shëndetësisë, nuk ka të bëjë me furnizimet të cilat janë të domosdoshme për funksionimin rrejdhës dhe normal.

Minsitri Arben Taravari, siç thuhet në kumtesën e Minsitrisë së Shëndetësisë, thekson se qëllimi i këtij njoftimi drejtuar institucioneve publike shëndetësore është të parandalohet shpenzimi joracional dhe i paarsyeshëm i mjeteve buxhetore me të cilat disponojnë institucioent, përkatësisht këto mjete sistematikisht të shfrytëzohen në interes të pacientëve.