Ministria e Financave kumtoi se në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë ka tërhequr më shumë mjete në lidhje me shumën që skadon nesër për kthimin në bazë të borxheve të vjetra dhe se mjetet do të shfrytëzohen për financim të deficitit buxhetor.

“Me qëllim të realizimit të shpenzimeve në Buxhet për vitin 2017, Ministria e Financave, siç lajmëroi tashmë, ka tërhequr mjete nga tregu vendor i kapitalit për financim të deficitit buxhetor. Që ta mbulojë diferencën mes të ardhurave dhe të dalave, siç është projektuar Buxheti për vitin 2017, Ministria e Financave në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë tërhoqi më shumë mjete në lidhje me shumën që skadon nesër për kthim të borxheve të vjetra nga letrat e lëshuara shtetërore me vlerë”, thuhet në kumtesë.

Në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë janë procesverbale shtetërore gjashtëmujore me dhe pa klauzolë devizore, 12 procesverbale mujore dhe 15 obligacion vjetor.

Sipas ministrit të Financave, Dragan Tevdovski qëllimi i këtyre debive është që të sigurohen mjete për financim të deficitit me shkallë kamatore më të lirë.

Ministria e Financave planifikon debi në tregun vendor të letrave me vlerë të vazhdojë dhe në afat të mesëm, por të kombinuar me debi të huaj.