Ministria e Punëve të Brendshme u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë me dokumente udhëtimi apo letërnjoftime të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, sepse janë jovalide dhe do të merren, ndërkaq qytetarëve nuk u lejohet vazhdimi i udhëtimit në vendin ku janë përdorur.
Në kumtesë theksojnë se gjatë sezonit veror turistik është shpeshtuar dukuria në vendkalimet kufitare në Evropë që qytetarë tanë të shfrytëzojnë dokumente udhëtimi të cilat paraprakisht i kanë paraqitur si të humbura apo të vjedhura, ndërkaq pasiqë i gjejnë, tentojnë të udhëtojnë me të njëjtat, pa e paraqitur më pas gjetjen në shërbimet kompetente të MPB-së ku janë lëshuar dokumentet.
Shtojnë se me qëllim të evitimit të shpenzimeve plotësuese financiare për qytetarët për nxjerrje të dokumentit të udhëtimit në ambasadat e R. të Maqedonisë, aranzhmaneve të dështuara turistike dhe të ngjashme, bëjnë thirrje që qytetarët, të cilët paraprakisht i kanë paraqitur dokumentet e tyre të udhëtimit apo letërnjoftimet si të humbura apo të vjedhura, në rast të gjetjes së tyre detyrimisht ta paraqesin të njejtin në shërbimet kompetente të MPB-së ku janë lëshuar dokumentet.