Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka reaguar ndaj kritikave të VMRO-DPMNE-së lidhur me rebalansin e buxhetit. Sipas tyre partia e Gruevskit duhet të kërkojë llogari nga ish ministrat e saj dhe kryetarët e komunave.

“Mjetet për renovim të shkollave fillore dhe të mesme dhe sallat sportive janë shkurtuar me arsyetim se komunat që udhëhiqen nga VMRO nuk japin leje për ndërtim dhe i bëjn obstruksion procesit”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.

Ata mohojnë të kenë shkurtuar mjetet për Univerzitetet përveç Univerzitetit “Damjan Gruev” për të cilin që në fillim thanë se nuk do të filloj me punë.

Me anulimin e Kembrixhit, sipas tyre janë kyrsuer qytetarët nga miliona fonde që nevojiteshin për realizimin e këtij projekti.

“Ne do të kontribuojmë për arsim kualitativ dhe standard më të mirë të nxënësve, studentëve dhe mësimdhënësve”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.