Ministria e Arsimit njofton se sot shpalli konkursin për pranimin e nxënësve në konviktet shtetërore dhe objektet tjera të akomodimit në Republikën e Maqedonisë për vitin studimor 2017/2018. Konkursi është publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës: www.mon.gov.mk.

Në këtë konkursi mund të aplikojnë të gjithë studentët e regjistruar në studimet universitare në ciklin e parë të universiteteve publike dhe private dhe institucioneve të arsimit të lartë në vend, dhe që dëshirojnë të realizojnë të drejtën e tyre për strehim në shtëpitë e studentëve.

Metoda e aplikimit dhe kriteret për pranimin e studentëve në konviktet shtetërore dhe objekteve të tjera të akomodimit në Republikën e Maqedonisë, janë publikuar në konkurs.

Aplikimi elektronik për strehim në shtëpitë e studentëve do të fillojë të hënën.