Ministri turk i Kulturës dhe Sportit është larguar me vështirësi nga podiumi i një eventi mundjeje pasi e gjeti veten në mesin e zënkës së truprojave të shefit të policisë dhe kryetarit të Bashkisë.

Ngjarja tragjikomike ka ndodhur në Provincën Ordu, e cila është edhe vendlindja e ministrit turk Numan Kurtulmus.

Në videon e publikuar nga “DHA” shihet ministri teksa zë vendin e tij në zonën e protokollit në tribunë, teksa papritur nis një zënkë e madhe.

Global

Guvernatori i Provincës Ordu, Seddar Yavuz po bisedonte me kryebashkiakun Enver Ylmaz, kur truprojat e këtij të fundit nuk lejuan që në rreshtin e parë të ulej Drejtori i Policisë së provincës.

Në këtë moment nisi një zënkë e madhe me grushte dhe shqelma mes policisë bashkiake dhe trupërojave të kryebashkiakut në njërin krah dhe truprojave të drejtorit të policisë në krahun tjetër.

T mobile In article [4]

Në këtë zënkë u rrezikua edhe siguria e ministrit Kurtulmus, i cili derijavën e kaluar ishte Zv.kryeministër dhe një ndër njerëzit më të rëndësishëm të partisë së Erdoganit.

Kurtulmus u largua me vështirësi nga truprojat dhe nga komandot në vendngjarje. Pas largimit njëri pas tjetrit të ministrit, kryebashkiakut dhe drejtorit të policisë nga eventi, në shesh nisën edhe garat e mundjes.