Ministri i Shëndetësisë Arben Taravari sonte ka dërguar inspektoriatin paparalajmërim në Klinikën për gjinekologji dhe akusheri, dhe inspektorët aktualisht po inspektojnë punën edhe në tre klinika tjera, përcjell TetovaSot.

Nuk ka pasur asnjë informacion në lidhje me klinikat tjera, ku sonte ka hyrë inspektoriati sanitar dhe shëndetësor.

Në Klinikën e Gjinekologjisë në pesë muajt e parë të këtij viti kanë humbur jetën 61 të porsalindur.

Sipas informatave nga Nova TV, po kontrollohet funksionimi i përgjithshëm i klinikave dhe prioritet është higjiena./TetovaSot