Ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari i cili po qëndron për një vizitë zyrtare në SHBA, përmes një prononcimi direkt nga rrjeti social Facebook, ka njoftuar se situata në Simnicë të Gostivarit ku humbën jetën dy persona për shkak të një sëmundje infektive, është nën kontroll. Ai shtoi se infeksioni që mori dy jetë njerëzish është shkaktuar nga minjtë.

“Ministria e Shëndetësisë bashkë me Komisionin për Sëmundje ngjitëse sot ka pasur mbledhje, në të cilën kanë konstatuar se situata Gostivarit tash është nën kontroll. Gjithashtu ekipi epidemiologjik bashkë me ekipin epidemiologjik të Institutit të Shkupit kanë shkuar në teren, konkretisht në fshatin Simnicë dhe është bërë dezinfektimi dhe ratizimi dhe komplet janë marrë masat për të gjithë terenin ku ata kanë lëvizur, kanë ecur, kanë shfrytëzuar ujë. Kështu që, dua të ju informoj se komplet situate është nën kontrollë. Ekskluzivisht dua që të ju tregoj se për fat të mirë i morëm rezultatet prej analizave të gjakut të dy të infektuarëve, poashtu edhe të njerëzve që kanë qenë në kontakt me tashmë të ndjerit. Punohet për virusin HANTAN, i cili bie në grupin e viruseve që nuk transmetohet prej njeriu në njeri, d.m.th. dy të ndjerit me siguri kanë shfrytëzuar ushqim i cili ka qenë i infektuar, përkatësisht infeksioni është marrë prej minjëve të cilët kanë lëvizur në regjionin ku këta persona kanë lëvizur. Ky virus shkakton ethe hemorragjike, por është opsioni më i lehtë”, ka deklaruar ministri i Shëndetësisë, Arben Taravari.

https://www.facebook.com/zdravstvomk/videos/1526869994036851/

Global