Ministri i Punëve të brendshme Oliver Spasovski sot kishte takim pune me shefin e Zyrës për lidhje të Republikës së Greqisë Dimitris Janakakis.

Ambasadori, siç njofton MPB-ja, i ka dëshiruar punë të suksesshme ministrit Spasovski, posaçërisht në pjesën e zbatimit të reformave dhe e ka potencuar gatishmërinë për bashkëpunim midis dy vendeve.

Ministri Spasovski e ka potencuar bashkëpunimin që MPB-ja e kishte me policinë greke në periudhën e qeverisë teknike, kur u bënë edhe kontakte midis ministrave të së dy vendeve, ndërsa u organizua edhe takim i drejtorëve të dy policive.

Spasovski dhe Janakakis janë pajtuar se bashkëpunimi duhet të intensifikohet në interes të sigurisë së qytetarëve të së dy vendeve, posaçërisht në luftën kundër terrorizmit, radikalizmit të dhunshëm, krimit të organizuar dhe problemit me emigrantët. Bashkëpunimi rajonal është i domosdoshëm për ballafaqim të suksesshëm me këto sfida, ndërsa kriza e emigrantëve ishte shembull për atë se sa është i nevojshëm bashkëpunimi midis Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Greqisë.