Ministrat e Qeverisë të Republikës së Maqedonisë, Zoran Shapuriq, Ramiz Merko dhe Zorica Apostolloska sot e kanë vizituar Zonën teknologjike industriale zhvillimore ku kishin takim me drejtorin Viktor Mizo dhe ekipin e tij.
Gjatë vizitës në Zonën teknologjike industriale zhvillimore, ministrat Shapuriq, Merko dhe Apostolloska i kanë vizituar fabrikat Vanhop dhe Vitilo, ku janë njoftuar me procesin e përgjithshëm prodhues, kapacitetet dhe nxjerrjen në treg të produkteve finale.
Në mbledhje ministrat biseduan për funksionimin dhe prodhimin në zonë, me këtë rast theks të veçantë u vendos në vëllimin e eksportit dhe importit të realizuar nga objektet industriale në suaza të zonës. Është biseduar edhe për numrin e të punësuarve, lartësinë e rrogës së të punësuarve, si dhe shkallën e angazhimit të furnizuesve vendorë në produktet finale të kompanive në zonë.