Ministri i drejtësisë z. Bilen Saliji, realizoi takim me kryetarin e Sindikatës së të punësuarve në administratë, organet e jurisprudencës dhe organizatave joqeveritare të Republikës së Maqeodnisë z. Pece Grujovskin dhe bashkëpunëtorët e tij.
Në takim, z. Grujovski, faleminderin ministrin për takimin e mundësuar, si dhe njoftoi për hallet dhe problemet me të cilat ballafaqohet ky sindikat.
Ministri i drejtësisë z. Bilen Saliji gjatë takimit siguroi z. Grujovskin për gatishmërinë e vullnetin e mirë të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për përmirësimin e kushteve të të punësuarve në këtë sektor tepër të ndjeshëm për zhvillimin e jurisprudencës në vend. Poashtu, ministri njoftoi përfaqësuesit e sindikatës për zhvillimet në drejtim të reformave ku padyshim se do të përfshihen të gjitha sektoret e jurisprudencës në Republikën e Maqedonisë.
Gjatë takimit të dy palët u dakorduan për takime të herë pas hershme si dhe formimin e grupeve të punës në drejtim të përmirësimit të kushteve për të gjithë të punësuarit në sektorin e jurisprucendës.