Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratë, Damjan Mançevski sot ndodhet për vizitë pune në Tiranë, në suaza të të cilës realizoi takim me drejtoreshën e përgjithshme të Agjencisë nacionale për shoqëri informatike, Linda Karcanaj dhe me ministren për Inovacione dhe Administratë Publike, Milena Harito.
Ministri Mançevski, siç informojnë nga kabineti i tij, e ka vizituar edhe Regjistrin nacional të qytetarëve.
Në takim me drejtoreshën Karcanaj, ministri Mançevski ka biseduar për përvojat e deritanishme pozitive të agjencisë për shoqëri informatike. Karcanaj ka folur për shërbimet që ata ua ofrojnë institucioneve të tjera në Shqipëri, dhe është prezantuar projekti E-Shqipëria. Mançevski i ka dnarë angazhimet e ministrisë për realizim të projekteve që kanë të bëjnë me Regjistrin qendror, E-shërbime dhe qeveri e hapur.
Me ministren Harito, Mançevski ka biseduar për përvojat pozitive të Shqipërisë me projektin “one stop shop”, si dhe për Shkollën shqiptare për administratë publike. Minsitri Mançevski e ka informuar ministren Harito për reformat në administratën publike, në të cilat ministria punon për momentin.
Gjatë vizitës në Regjistrin nacional të qytetarëve, Mançevski ka realizuar takim me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme, Stefan Çipo dhe me drejtorin e Regjistrit nacional, Bledar Doracaj.
Kënkludimi nga takimet, siç informojnë, është se ekziston mundësi që Maqedonia dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në të ardhmen, në pjesën e zhvillimit të shoqërisë informatike dhe në sferën e administzratës publike.