Ministria e Kulturës i dërgoi kërkesë Entit shtetëror për revizion për një revizion të jashtëzakonshëm për rregullshmërinë e punës së tyre. Këtë sot në konferencë shtypi e kumtoi ministri i Kulturës, Robert Alagjozovski në Galerinë e Hamamit të Daut Pashës.

“Ministria e Kulturës ndodhet në një pozitë të rëndë financiare. Ne bëmë vlerësimin e projekteve, programeve dhe aktiviteteve të Ministrisë në vitin 2017, bashkë me 1 qershorin. Përcaktuam se mjetet për realizimin e projekteve në kuadër të programit vjetor të Ministrisë për 80 për qind janë harxhuar”, tha Alagjozivski.

Sqaroi se projektet janë paguar para kohe, madje edhe projekte të cilat nuk janë realizuar.

“Këtë informacion e dorëzuam edhe në Qeveri, duke elaboruar se për disa projekte janë dakorduar edhe aneks marrëveshje me të cilat edhe mjetet të cilat janë paraparë prej më parë për disa projekte të caktuara janë më të mëdha se mjetet e miratuar fillimisht. Kërkuam nga Qeveria të sjellë konstatim në të cilin Ministria e Kulturës do të kërkojë prej Entit shtetëror për rishikim të bëjë revizion të jashtëzakonshën për rregullshmërinë e punës së Ministrisë”, theksoi Allagjozovski.

Ministri i Kulturës pret përgjigje pozitive për kërkesën e tyre. Revizioni i fundit i rregullt në Ministrinë e Kulturës, siç tha, është bërë në vitin 2011, për punën në vitin 2010.

I pyetur për borxhin e Ministrisë së Kulturës, Alagjozovski tha se ai është rreth 2,2 miliardë denarë.

Paralajmëroi se për gjithë këtë do të pasojë përgjegjësi dhe shtoi se për këtë nevojitet revizioni. “Një revizion i jashtëm, i pavarur dhe në themel do të na çojë drejt arsyeshmërisë, do ta locojë përgjegjësinë në mënyrë precize dhe të gjitha shpenzimet. Ky raport i revizionit do të na ndihmojë të ndërmarrim masa përkatëse disiplinore, madje edhe përgjegjësi penale atje ku do ta përcaktojmë”, potencoi Alagjozovski.

Ministria e Kulturës tha nuk ka kërkuar mjete të reja me ribalancin e Buxhetit pasi që, siç tha, ato nuk janë të mundshme.