Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Ministri i Punëve të Brendshme, Dritan Demiraj ka nënvizuar se “problematika e zjarreve ne mbarë vendin po vihet nën kontroll nga puna e palodhur e emergjencave civile, zjarrfikëseve, Forcave te Armatosura, policisë, Viva Coppterit, etj. nga ajri dhe toka”.

Demiraj shton se Ministria e Punëve të Brendshme, prej javësh është në një betejë të vështire me flaket e zjarrit të qëllimshëm në mbarë vendin që cënon sigurinë kombëtare.

Djega e pyjeve, kullotave dhe rrezikimi i jetës dhe pasurisë të qytetareve përben vepër penale prandaj MPB dhe Prokuroria po punojnë me intensitet për te çuar para ligjit të gjithë autoret, shkruan ministri në shënimin e tij në rrjetin social.

T mobile In article [4]