Ministri i Punëve të Brendshme Dritan Demiraj ka ndjekur nga afër operacionet nga toka dhe ajri për shuarjen e zjarrit në qarqet Shkodër dhe Lezhë, që rrezikojnë jetë njerëzish, banesat dhe pyjet kombëtare.

Në ndihmë të operacioneve të Emergjencave Civile janë vënë në dispozicion të gjitha forcat zjarrëfikese, flota e helikopterëve dhe ndihma dhe nga një kompani private.

Ministri Demiraj falënderoi Drejtorinë e Emergjencës Civile, Drejtorinë e Zjarrëfikseve, Forcat e Armatosura dhe Policinë e Shtetit për mbajtjen nën kontroll dhe fikjen e vatrave të shumta të zjarrit.

Ministri Demiraj kërkoi nga Policia e Shtetit dhe Prokuroria që të hetojnë me përparësi për zbulimin e zjarrëvënie të qëllimshme që rrezikojnë sigurinë kombëtare.