Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi gjatë vizitës zyrtare në Bosnjë e Hercegovinë realizoi takim bilateral me homologun boshnjak Mirko Sharoviq, zëvendës kryeminister dhe ministër i Tregtisë së Jashtme dhe Marrëdhënie Ekonomike.

Ministri Bekteshi inicoi nënshkrimin sa me shpejtë të Marrëveshjes për bashkëpunim ekonomik, marrëveshjen për bashkëpunim në fushën e Turizmit si dhe krijimin sa me të shpejtë të një linje të drejtpërdrejt ajrore, që do të mundësonte lehtësim në qarkullimin e turisteve mes dy vendeve, por edhe të afaristëve, që do të ndikonte në një shkëmbim më të madh tregtar mes dy vendeve.

Gjatë ditës ministri Bekteshi, si pjesë e delegacionit qeveritar të udhëhequr nga kryeministri Zaev, morri pjesë në pritjet të organizuara nga kryeministri boshnjak Denis Xvizdic dhe nga presidenti Bakir Izetbegovic.