Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot u takua me ambasadorin e Italisë në Maqedoni, E.T. Carlo Romeo. Ministri Bekteshi theksoi se Italia është një partner i rëndësishëm tregtar i Maqedonisë, e pozicionuar në vendin e pestë në vitin 2016 në listën e partnerëve më të mëdhenj tregtarë, që përbën një bazë solide për krijimin e mundësive të reja dhe zgjerimin e këtij bashkëpunimi me projekte konkrete të përbashkëta.

Ministri Bektеshi tha se forcimi i bashkëpunimit në fushën e energjisë, burimet minerale dhe turizmit do të kontribuojë jo vetëm për të rritur bashkëpunimin dypalësh, por edhe për investime të reja dhe zhvillimit të shpejtë ekonomik, dhe kjo do të arrihet duke krijuar një klimë të favorshme biznesi për investitorët e huaj dhe ata vendor.

Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se mbajtja e Samitit në Trieste është një hap i mirë për ndërlidhje ekonomike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke shprehur kënaqësinë me konkluzionet e reja të samitit në të cilin Maqedonia përfitoi grant prej  70 milionë eurosh nga fondet evropiane të dedikuara për ndërlidhje të transportit në Ballkanin Perëndimor.

Ambasadori italian ritheksoi mbështetjen e vendit të tij për Republikën e Maqedonisë në rrugën e saj drejt proceseve integruese euro-atlantike.

T mobile In article [4]