Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi sot realizoi takim pune me Ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në vendin tonë W.Wouter Plomp.

Ministri Bekteshi në takimin njoftues me ambasadorin holandez vlerësoi bashkëpunimin mes dy vendeve shumë intenziv dhe të suksesshëm, ndërsa temat kryesore që u diskutuan ishin turizmi, bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme.

Bekteshi tha se Maqedonia me Holandën ka një histori të suksesshme bashkëpunimi, duke marr si shembull numrin e turistëve holandez, që sipas parashikimit me strategjinë për turizëm është përmbushur. Ministri Bekteshi tha se bujqësia dhe investimet në energjinë e ripërtëritshme, janë dy degë të ekonomisë shumë të rëndësishme për vendin tonë, dhe se shkëmbimi i përvojës holandeze do të ndihmonte shumë.

Një lëmi tjetër për të cilën foli ministri Bekteshi ishin investimet e huaja, dhe kyçja e kompanive vendore në realizimin e këtyre investimeve, që do të krijionte një win-win situatë, përfundoi ai.

Ambasadori i Holandës W.Wouter Plomp, tha se në bashkëpunimin me Maqedoninë, Holanda në qendër të interesimit ka ekonominë.  Ai tha se për holandezët Maqedonia ngelet një destinacion i dëshirueshëm për ta vizituar, dhe kërkoi që të përpilohet një plan afatgjatë për rajonit e Ohrit-Strugës, pasi që numri i këtyre turistëve rritet, dhe me këtë duhet rritur edhe ai i kapaciteteve pritëse.

Dy bashkëbiseduesit, u dakorduan që bashkepunimi mes dy vendeve të thellohen në të gjitha fushat ku ka interesim për investime.